Zbulohet biseda delikate mes Marlon Brando dhe Michael Jackson…

September 6, 2019

Është bërë publike një bisedë mes Marlon Brando dhe Michael Jackson, lidhur me akuzat për abuzim seksual ndaj yllit të popit. Gjatë dëshmisë në gjyqin e këngëtarit në 1994, aktori kujtonte një bisedë që kishte patur me Jackson në shtëpinë e tij në Neverland.

Ai e kishte ngacmuar atë lidhur me pretendimet për abuzim seksual ndaj fëmijëve dhe këngëtari kishte filluar të qante duke thënë se e urrente të atin. Nisur nga reagimi i tij, Brandon kishte krijuar idenë se Michael mund të kishte patur të bënte dicka me fëmijët që e akuzonin. Brando dhe Jackson kishin miqësi me njëri tjetrin, madje njëri prej djemve të aktorit punonte si shofer personal i Michael.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background