Trendi më i ri që ka bërë bashkë Bebe Rexhën, Beyonce, dhe Era Istrefi…

May 19, 2019

Përveç faktit që Beyonce, Bebe Rexha dhe Era Istrefi janë të treja këngëtare të mrekullueshme, ato kanë dhe një tjetër të përbashkët: stil në të veshur. Dhe këtë herë duket se kanë bërë të njëjtën zgjedhje.

Kjo veshje nga marka “Marine Serre” vjen në disa versione. Mund të jetë një komplet i pandarë (365 euro) ose në formën bluzë-strece, sic është zgjedhur nga vajzat e showbizit. Kështu vlera e tyre shkon në më shumë se 500 euro.

Bebe Rexha dhe Beyonce zgjodhën atë blu me hënë të kuqe, ndërsa Era ka zgjedhur atë të bardhë me hënë të zezë. Për më tepër, mjafton të shihni fotot që të jeni të bindur se të treja vajzave u shkon mjaft mirë veshja.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background