Tom Hanks dhe gruaja e tij, rezultojnë pozitiv me koronavirus

March 12, 2020

Aktori i njohur Tom Hanks ka lajmëruar se ai dhe gruaja e tij Rita kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ata u infektuan në Australi teksa ndodheshin për disa xhirime ku mesa duket ka qenë dhe një person nga Wuhani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktori tregon se çfarë shenjash përjetoi: Ai tha se sapo kishin zbarkuar në Australi, ishin ndjerë të lodhur, sikur të ishin ftohur dhe kishin dhimbje të eshtrave dhe  të dridhura. Të gjitha këto shenja i kishin shtyrë të bënin testin për coronavirusin ndaj të cilit rezultuan pozitivë. Hanks shtoi se po ndjekin të gjitha procedurat e mjekëve dhe se do të izolohen derisa mjekët t’iu thonë të kundërtën.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background