Tayna nënshkruan kontratë me ‘Sony Music’
July 10, 2020
Pavarësisht situatës së krijuar muajve të fundit, artistët shqiptarë duket se nuk e kanë ndërmend të ndalen.
E këtë herë është fjala për reperen e njohur Tayna, e cila u bë e ditur se ka arritur kontratë me ‘Sony Music’ me bazë në Gjermani.
Lajmin e ka konfirmuar vet artistja përmes një postimi të ndarë në llogarinë e saj personale, Instagram.