Tayna dhe Dafina me këngë të re, vjen urimi nga Rita Ora

August 14, 2019

Pas suksesit të këngës më të fundit nga Dafina Zeqiri dhe Tayna Rita Ora, nuk ka ngurruar t’i urojë vajzat me anë të një postimi në rrjetet sociale. Rita ka ndarë në ‘Instagram-in’ e saj një foto të videoklipit, krah së cilës ka treguar se është shumë krenare për prejardhjen e saj.

Untitled 13

“A mund të them që ne vajzat kosovare jemi kaq të mira, e dashuroj vendin prej nga jam. Dhe e adhuroj të shikoj femrat të kenë kontroll, të jenë vetvetja dhe të inspirojnë. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe që i shfaqni vajzave të tjera se është mirë të jenë të lira dhe tërheqëse në të njëjtën kohë”, ka shkruar Ora në postimin e saj në Instastory.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background