Taylor Swift shpallet artistja “bestseller” e vitit 2019

March 3, 2020

Taylor Swift është shpallur artistja me shitjet më të mira gjatë vitit 2019, nga Federata Ndërkombëtare e Industrisë Fonografike.

Të enjten e kaluar, Swift lancoi projektin e fundit muzikor, “The Man”, këngë kjo e shkruar nga këngëtarja e cila po ashtu luan dhe ka bërë regjinë e videoklipit.

“Lover”, që është albumi i shtatë i Swift i lançuar në gusht të vitit 2019, ka arritur të shesë 3 milionë kopje anembanë botës, vetëm në javën e parë të publikimit. Federata Ndërkombëtare e Industrisë Fonografike, i llogarit shitjet në bazë të të dhënave të siguruara nga kanalet transmetuese, albumet dixhitale dhe fizike dhe shitjet e këngëve në të gjithë botën.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background