Taylor Swift për Vogue: “Më kërkonin të vrisja veten…”

August 9, 2019

Taylor Swift është një nga këngëtaret më të mira të kohës, por karriera e saj në industrinë e muzikës nuk ka qenë aspak e lehtë.
Së fundmi Taylor ka pozuar për revistën prestigjioze ‘Vogue’ ku ka dhënë dhe një intervistë. Ajo ka folur për herë të parë për debatin me Kim Kardashian.

Këngëtarja e njohur pas gati tre vitesh nga debati i fortë publik me Kim Kardashin, ka treguar si e ka kaluar atë periudhë. Ajo ka rrëfyer se gjatë asaj kohe ka marrë mesazhe të shumta të mbushura me urrejtje dhe disa njerëz i kërkonin të vriste veten.

“Nuk mendoj se ka shumë, që e kuptojnë se çfarë do të thotë të urrehesh nga miliona persona. Të gjithë më dërgonin mesazhe të shumta që ose të mbyllja gojën, të zhdukesha ose të vrisja veten”- ka thënë Taylor.

“Gjatë intervistës këngëtarja ka rrëfyer se në fillimet e saj në karrierë nuk ka pasur asnjë lloj problemi, por me rritjen është përballur me ngacmime të shumta nga meshkujt e industrisë. “Kur isha e vogël dëgjoja njerëz që flisnin për ngacmime në industrinë e muzikës dhe unë nuk i kuptoja. Më pas kur u rrita, kuptova se unë atëherë isha vetëm një fëmijë”- ka vazhduar këngëtarja.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background