“Superbowl Halftime Show”; Maroon 5 “kryqëzohen” nga fansat…

February 5, 2019

Një nga performancat muzikore më të rëndësishme të vitit në SHBA, është ajo që jepet në pushimin e finales së Super Bowl, ndryshe e quajtur “Super Bowl halftime show”. Këtë vit të ftuarit kryesor ishin “Maroon 5”, të mbështetur nga Travis Scott dhe Big Boi. Pavarësisht se grupi muzikor dhe mbi të gjitha vokalisti i tyre Adam Levine, u përpoq shumë që të argëtonte publikun nuk ja arriti asnjëherë përgjatë 20 minutave.

Pjesa më e sikletshme e performancës ishte kur Levine u përpoq të kërcente me Travis Scott teksa ai këndonte “Sicko Mode”, ndërsa interpretimi i baladës më të bukur të bandës muzikore “She will be loved” ishte tërësisht pa emocion dhe nuk u mirëprit nga fansat e pranishëm në stadium.

Këto janë disa nga reagimet që u panë në Twitter, që me thënë të vërtetën kanë qenë shumë të ashpra ndaj Adam:


Shfaqja është quajtur një dështim nga pjesa më e madhe e shikuesve, por nuk duhen lënë pa përmendur dhe një pjesë tjetër që e justifikojnë performancën e “Maroon 5” duke shprehur se nuk është më e keqja që “Superbowl” ka parë ndër vite. Të njëjtin reagim negative mori dhe ndeshja  sportive që u mbajt.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background