Suksesi i Dua Lipës nuk ka fund; realizon ëndërr shumëvjeçare!

December 4, 2018

Ky po që ka qenë viti i Dua Lipës. Këngëtarja bukuroshe me origjinë kosovare, ka thyer rekorde gjatë gjithë vitit, por më në fund bëri dhe një ëndërr realitet.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo lajmëroj për arritjen më të re në karrierë. Dua do të jetë imazhi i kopertinës së revistës British Vogue, të muajit janar.

“Ju lutem dikush më pickoni! Një ëndërr u bë realitet. Kjo është një arritje e madhe që do e mbaj afër zemrës time”, ka shkruar Dua Lipa, duke e falënderuar më pas edhe tërë ekipin që ka punuar në pamjen e saj në këto imazhe të cilat janë kopertina e muajit të parë të vitit 2019-të.

dtrfjdgtyjhert.JPG

Për të kjo është një ëndërr e bërë realitet, por në figurën e madhe, mund të shohim sesi karriera e saj është katapultuar nga një këngëtare e re, me dy hite, në sensacionin botëror të vitit.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background