“Spotify” nderon artistet femra me rastin e Ditës së Gruas

March 6, 2020

Për nder të Ditës së Gruas, platforma e njohur muzikore “Spotify” ka publikuar listën e përbërë nga 10 artistet më të suksesshme në botë. Renditja është bërë sipas llogaritjeve të marra nga 1 janari deri më 1 mars të këtij viti.

Billie Eilish renditet e para në listë, duke u shpallur edhe artistja me më së shumti shkarkime në këtë platform. Taylor Swift gjendet në vendin e dytë, e ndjekur nga këngëtaret Ariana Grande, Halsey, Camila Cabello, Selena Gomez, Dua Lipa, Nicki Minaj, Karol G dhe Tones and I.

Më 8 mars, “Spotify” do të lançojë një seksion të ri në faqen e saj, me titull “Women’s History Month”, ku do të përfshihen vetëm këngët dhe transmetimet e artisteve femra.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background