Sot të martuar, Sophie Turner e urrente Joe Jonas, përpara se ta takonte

Written by on March 4, 2020

Tani janë të martuar, por Sophie Turner nuk ka qenë aspak një fanse e Joe Jonas para se ta njihte atë. Përkundrazi, në një intervistë për revistën ‘Elle’ aktorja e ‘Game of Thrones’ ka treguar se deri në momentin që e ka takuar mendonte se ai ishte një “trap”.

Por shqetësimi i saj ishte i kotë pasi biseda me Joe rezultoi tepër e këndshme dhe që prej takimit të parë ata s’mundën të shkëputeshin dot më nga njëri-tjetri. Prej javësh qarkullon lajmi se çifti është në pritje të një fëmije por ende nuk ka një konfirmim prej tyre.


Current track

Title

Artist

Background