Sophia Loren, sot 85 vjetori i divës së kinemasë

September 20, 2019

Aktorja italiane, ende aktive në kinematografi, Sophia Loren feston sot 85 vjetorin. Karriera e aktores që cilësohet edhe si miti i gjallë i kinemasë, nisi në vitet 50 duke vijuar me shumë suksese, si 2 çmime Oscar dhe 5 Golden Globe, një Kupë Dhelpre, një tjetër çmim Prix në Cannes, 10 çmime David dhe Donatello, Luanin e Arte dhe Ariun e Arte në karrierë.

Të paharrueshëm mbeten filmat me Vittorio De Sica apo filmi i famshëm ‘Coçarja” ku interpretimi i saj u vlerësuar me një çmim Oscar, i pari që i jepej një artisteje në një film jo në gjuhë angleze dhe një rol që e bëri të hyjë përfundimisht në Olimpin e yjeve të Hollyëoodit.  Kujtojmë se në 2020-ën do të shfaqet premiera e ‘La vita davanti a se’, një produksion i djalit të saj Edoardo Ponti, ku protagoniste është vetë Loren.

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background