Skandal/ Lady Gaga në pritje të fëmijës së Bradley Cooper…

July 3, 2019

Edhe pse ende nuk ka asnjë konfirmim për lidhjen mes Lady Gagas dhe Bradley Cooper, mediat ndërkombëtare po vazhdojnë të rrëmojnë duke guxuar më shumë rreth tyre.

Sipas burimeve të fundit pranë këngëtares dhe aktores me famë botërore, për revistën “Touch”, Lady është në pritje të ëmbël dhe babai i fëmijës është Bradley Cooper.

Kohët e fundit këngëtarja po shkëlqen, ndihet energjike dhe po kujdeset shumë për trupin e saj, madje gjatë një koncerti, ajo ka pyetur edhe fansat nëse mendojnë se mund të mbetet shtatzënë ka thene per revisten burimi.

Prej kohësh, përflitet për një romancë mes saj dhe Bradley Cooper, që pas “A Star is Born” dhe performancës së shumëpërfolur të tyre në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”.

Askush prej të dyve nuk e ka pranuar se ka një lidhje të veçantë me tjetrin, të gjithë mendojnë se është e çuditshme që të dy ata u dhanë fund lidhjeve të tyre me partnerë të tjerë në një njëjtën kohë.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background