Silvio Berlusconi lë të dashurën prej 12 vitesh për një 30 vjeçare
March 6, 2020
Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi, është ndarë nga e dashura e tij afatgjatë dhe është lidhur me një vajzë 54 vjet më të vogël.
Miliarderi 83-vjeçar ka lënë 34-vjeçaren Francesca Pascale pas një marrëdhënieje 12-vjeçare me të.

Ndërkohë vajza e re që i ka rrëmbyer zemrën, është 30-vjeçarja Marta Fascina, pjesë e partisë së tij.

E diplomuar në Filozofi në universitetin La Sapienza, Romë, ajo ka punuar në zyrën e shtypit të Milanit dhe më pas në fondacionin Milan ku edhe dyshja janë njohur.