Shuma totale e shtatzanisë së Meghan Markle do t’ju lerë pa mend…

May 13, 2019

Djali i dukës dhe dukeshës së Sussex-it, Archie Harrison erdhi në jetë vetëm pak ditë më parë.

Sipas mediave britanike, e gjithë periudha e shtatzënisë dhe e lindjes, që nga veshjet e Meghan-it si dhe lindja në një spital privat kanë kushtuar plot 1.1 milionë paund. Po ashtu edhe veshja vogëlushit në daljen e tij të parë ka kushtuar pasi ishin zgjedhur markat më të mira.

Gjatë shtatzënisë, pak javë para lindjes, Meghan organizoi baby shower, në New York, event në të cilin morën pjesë shumë personazhe të njohur. Sipas mediave kjo festë ka kushtuar plot 33 mijë paund.

Gjatë muajve të shtatzënisë, të gjitha veshjet e të markave të shtrenjta të Meghan kanë kushtuar rreth 500 mijë paund. Meghan i është nënshtruar edhe shumë trajtimeve në disa prej qendrave më luksoze në West London SPA. Gjithashtu edhe lindja e të voglit Archie në një spital privat ka kushtuar shumë.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background