‘Shuhet stuhia’ mes Kylie Jenner dhe Travis Scott…

April 4, 2019

Mësohet se, Kylie Jenner dhe Travis Scott po kalojnë një periudhë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe gjithçka ka mbetur në të kaluarën.

Kohët e fundit në media u përfol se çifti i  njohur po kalonte një krizë të marrëdhënies së tyre, pasi dyshohej se reperi e kishte tradhëtuar.

Meritën për këto kohë të bukura kanë pushimet e tyre ekzotike në Punta Mita, në Meksiko. Pasi mori një pushim nga turneu i tij, reperi e shfrytëzoi për të kaluar pak kohë me partneren dhe vajzën e tyre 1 vjeçe, Stormi Webster.

“Kylie dhe Travis kanë rregulluar marrëdhënien e tyre dhe tani janë të lumtur. Ata me të vërtetë kishin nevojë për këtë pushim dhe të kalonin kohë vetëm me njëri-tjetrin”- tha një burim për “E!News”.

Çifti i famshëm kaloi disa kohë bashkë familjarisht dhe diskutuan për gjithçka dhe patën edhe mundësinë të relaksoheshin.
“Sa herë që Kylie shikon Travis duke u kujdesur për Stormi-n, bie në dashuri gjithmonë e më shumë”- ka treguar më tej burimi.

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background