Shtyhu Ed Sheeran; kjo këngëtare angleze është tani numri 1!

October 30, 2018

Adele ka rimarrë fronin si këngëtarja më e paguar e vitit duke mundur Ed Sheeran, i cili tanimë renditet thjesht një pozicion më poshtë.

Sipas listës së publikuar nga revista “Heat”, Ed Sheeran mban vendin e dytë me 94 milionë paund ndërsa në atë të tretin renditet aktori Daniel Radcliffe me 87 milionë paund.

30-vjeçarja Adele ka mundur shifrën më të lartë të të ardhurave të “One Direction” në vitin 2016, duke kapur shifrën 147.5 milionë paund në 2018-ën.

Në fund të vitit të kaluar ajo fitoi 9 milionë paund nga shitjet e albumit të saj. Edhe pse ka mbajtur një profil të ulët duke mos u shfaqur shumë në media, ylli i hitit “Hello” është një magnet parash.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background