Koronavirusi – Shtyhet lançimi i Fast & Furious 9
March 13, 2020
Lançimi i filmit të ri “Fast and Furious” është shtyrë për gati një vit për shkak të ndikimit nga shpërthimi i koronavirusit që ka goditur Hollyëoodin. Filmi ishte vendosur të lançohej në kinema më 22 maj, por tani premiera e tij do të jetë më 2 prill 2021. Për shkak të COVID-19, është shtyrë edhe lançimi i disa filmave të tjerë, përfshirë “No Time To Die” të James Bondit, “A Quiet Place II” dhe “Peter Rabbit 2”.