Shën Valentini i Kylie Jenner dhe Travis Scott, më romantik se kurrë…

February 15, 2019

Na ka çuditur fare Travis Scott, nuk është fare siç e prisnim. Këtë Shën Valentin ka vërtetuar se  është padyshim një ndër reperat më romantik me dhuratën e vecantë që i ka realizuar të dashurës, nënës së vajzës së tij, Kylie Jenner.

Vetë Kylie ka postuar disa video në profilin e saj zyrtar në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit e saj surprizën romantike që parteneri Travis i ka dedikuar me rastin e festës së të dashuruarve.

Në videot e publikuara shfaqet një tunel i improvizuar, i mbushur plot me trëndafila të kuq të kompozuar në formë zemre.

Rruga nëpër të cilën kalon  përmes tunelit ishte e shtruar me një dysheme pasqyre dhe me qirinj në anë, ndërkohë që në sfond dëgjohej një muzikë. Kur arrin në fund të tunelit, 21- vjeçarja sheh një zemër të ndriçuar nga dritat.

Ky është Shën Valentini i dytë që Travis Scott feston me partneren e tij Kylie Jenner. Sa me fat që është, ka gjetur personin ideal, që e mbush vetëm me dashuri.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background