Shawn Mendes “tmerrohet” me videon që publikon Taylor Swfit!

November 27, 2018

Shawn Mendes është i shqetësuar se një klip i tij me shoqen Taylor Swift mund të ‘ushqejë me oksigjen’ thashethemet false se ai është gay. Këngëtari 20 vjeçar, teksa foli për Rolling Stone të hënën, u hap mbi interpretimet e gabuara mbi seksualitetin e tij.

‘Në zemër e ndjej se duhet të më shohin me dikë – një vajzë – në publik, që t’i provoj njerëzve se nuk jam gay,’ tha Mendes. ‘Edhe pse e di dhe e ndjej që s’ka asgjë të keqe, ekziston një pjesë e imja që e mendon si të keqe. E urrej atë pjesë.’

Mendes tha se Taylor Swift i mori leje me mesazh para se të publikonte klipin, teksa i vendoste makeup Shawn-it në fytyrë, kur ai ishte mbrapa kuintave të koncertit të saj në Kanada.

 

Por më vonë u ndje i tmerruar nga fakti se ajo video po bënte xhiron e botës në Internet.

Përsa i përket thashethemeve se është gay, ai i ka justifikuar me faktin se është rritur me 15 kushërira, dhe lojërat e përditshme të tij ishin atë të vajzave.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background