“Shape of You” kënga më e dëgjuar në histori!

December 12, 2018

“Shape of you” e Ed Sheeran është një ndër këngët më të suksesshme të këngëtarit, por dhe ndë më të pëlqyera, të cilën njerëzit në mbarë botën nuk lodhen aspak së dëgjuari.Teksti romantik me pak nota erosi, ndërlidhet me melodinë ritmike në mënyrë të shkëlqyer.

Pak nga pak, kënga po bën plot një vit që është publikuar, dhe është shpallur kënga më e dëgjuar në historinë e platformës Spotify. Me mbi 2 bilionë dëgjime deri tani, duket se askush tjetër nuk mund të thyejë këtë rekord të britanikut.

Ka qenë vetë Ed Sheeran që e ka bërë të ditur këtë arritje nëpërmjet një postimi në platformat e tij sociale njëkohësisht duke falenderuar fansat për mbështetjen. Kujtojmë se pak javë më parë revista prestigjose “Forbes”, e renditi 27-vjeçarin në vend të dytë pas Adele, si artisti me të ardhurat më të mëdha për vitin 2018.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background