Shakira zbulon pse nuk dëshiron të martohet me Gerard Pique

January 10, 2020

Edhe pse Shakira 42 vjeç ka 10 vjet në një lidhje dashurie me futbollistin Gerard Pique 32 vjeç, ata ende nuk janë martuar, dhe këngëtarja ka zbuluar më në fund arsyen pse.

Ajo tha për revistën “Holla” se martesa e frikëson atë. “Nuk dua te martohem. Sinqerisht, martesa më frikëson. Nuk dua që të më shohë si gruan e tij, por më shumë si të dashurën e tij. Eshtë si një frut i ndaluar, preferoj ta mbaj në gishtërinj dhe të mendoj se gjithçka është e mundur në varësi të sjelljes së tij”, tha Shakira. Këngëtarja dhe futbollisti u takuan gjatë xhirimit të videoklipit të këngës ”Waka Waka” dhe kanë bashkë dy djem, Milan dhe Sasha.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background