Shakira, në maj me një surprizë për fansat e saj

Written by on March 16, 2020

Shakira ka një lajm të mirë për të gjithë fansat e saj. Këngëtarja kolumbiane ka njoftuar ndjekësit e saj në “Twitter” se më 26 maj do të nxjerrë albumin e saj të ri, “El Dorado”.

Ky është albumi i njëmbëdhjetë i këngëtares 40-vjeçare, që njëherësh është edhe njëra prej artisteve latine që ka shitur më shumë disqe. Titulli i albumit të ri i referohet qytetit mitik, që eksploruesit e parë spanjollë tentuan ta zbulonin shekuj më parë, në vendlindjen e saj në Kolumbi.

Albumi i saj i fundit është publikuar më 2014. Ai titullohet “Shakira” dhe flet për mëmësinë e saj.

Tagged as

Current track

Title

Artist

Background