Selena Gomez mendon se do mbetet vetëm përgjithmonë

Written by on March 12, 2020

Selena Gomez ka frikë se do të mbetet vetë përgjithmonë.
“Ndonjëherë mendoj se nuk do gjej dot kurrë një partner dhe do mbetem përgjithmonë vetëm. Ndonjëherë zgjohem e mërzitur për këtë shkak. Pastaj 15 minuta pas kësaj mendoj: Atje jashtë ka njerëz për të gjithë”, tha Selena në intervistën e saj për ‘Verified’.

Këngëtarja ka patur vetëm një lidhje të shkurtër me The Ëeeknd, që nga ndarja në 2008-ën me Justin Bieber, i cili është tashmë i martuar me Hailey-n dhe po vazhdon jetën e tij.

Nga ana tjetër, Selena e ka shfrytëzuar këtë kohë për të qëndruar me mikeshat e saj si dhe për realizimin e albumit ‘Rare’ me të cilin theu rekorde.

Tagged as

Current track

Title

Artist

Background