Së shpejti një film biografik për Michael Jackson

November 26, 2019

Së shpejti do të kemi një film biografik edhe për Michael Jacksonin, por pa akuzat që aq shumë rënduan mbi të. Producenti i ”Bohemian Rapsody”, Graham King, e ka nisur tashmë projektin e ri dhe po studion trashëgiminë e mbretit të popit për të realizuar një film kushtuar jetës dhe arritjeve të tij muzikore.

Skenari i filmit nuk do të përqendrohet në pjesët kontroverse të jetës së Michael të paraqitura në dokumentarin “Leaving Neverland”, i cili e ka ndarë publikun në ata që e dënojnë mbretin e popit dhe ata që nuk u besojnë akuzave.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background