Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku dyshojnë se janë infektuar me koronavirus

Written by on March 19, 2020

Aktorja Rudina Dembacaj dhe partneri i saj Mark Frroku mund ta kenë kaluar ose mund të jenë ende të infektuar me Covid-19.

Në një lidhje direkte gjatë një interviste në ‘Shqipëria live’ në Top Channel, aktorja tha se kishte dyshime për faktin se Frroku kishte takuar në një ceremoni mortore pacientin zero, duke i dhënë atij dorën.

Dembacaj tregoi se si ajo, edhe partneri i saj kishin patur temperaturë të lartë, shoqëruar me kollë dhe dhimbje të fuqishme muskulare.

Ndërkaq, ajo nuk nguroi të shprehte edhe pakënaqësinë  me shërbimin shëndetësor pasi në telefonatën me nr 127 mjekja i kishte thënë se nuk kishin tampon për të kryer analizën dhe se thjesht duhej të izoloheshin në shtëpi.


Current track

Title

Artist

Background