Ronela Hajati ‘pushton’ Portugalinë!

April 12, 2019

Vetëm pak kohë më parë Ronela Hajati ka publikuar këngën e saj më të re “Pa dashni” e cila u pëlqye shumë nga publiku shqiptar. Duket se fama e Ronela Hajatit tashmë i ka kaluar kufinjtë e Shqipërisë sepse ka arritur të krijojë fansa në disa vende të botës dhe që nuk janë shqiptarë. Kjo ka qenë edhe arsyeja që ajo është ftuar në emisionin e njohur portugez “Quem SOU eu?”. Ajo do të intervistohet nga këngëtarja dhe moderatorja e njohur Luciana Abreu.

Ka qenë kjo e fundit e cila ka publikuar një video në profiling e saj në Instagram ku duket këngëtarja shqiptare e cila tregon se do të jetë e ftuara e radhës në emision.

“Përshëndetje të gjithëve, unë jam Ronela Hajati dhe jam e ftuara e radhës në programin‘Quem SOU eu?’ të Luciana Abreu kështu që na ndiqni”- ka përfunduar Ronela.

Moderatorja në shkrimin që i ka bashkangjitur videos tregon se këngëtarja shqiptare do të jetë e ftuar në datën 21 prill dhe intervista do të publikohet në you tube në kanalin e saj. Ajo e cilëson Ronelën si një ndër yjet e muzikës POP në Shqipëri.

Në një intervistë disa ditë më parë këngëtarja shqiptare e la të hapur mundësinë për një bashkëpunim me moderatoren e emisionit e cila është edhe një ndër këngëtaret më të njohura në Portugali.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background