Romeo Veshaj flet për kohën kur nuk u pranua tek Fakulteti i Arteve

May 23, 2020

Në “Një ditë me Dojnën” këtë të shtunë kanë qenë të ftuar vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj. Në një intervistë pa doreza me autoren dhe moderatoren Dojna Mema ata i kanë rrëfyer të gjitha.

Gjatë bisedës Romeo ka folur për eksperiencën e tij në Akademinë e Arteve. Ai ka treguar se të gjithë futen atje me idenë që do të bëhen artist dhe shohin me mospërfillje njerëzit që punojnë në ekran, por më pas kërkojnë punë nga ata.

“Unë kur kam konkurruar në Akademi kam dalë i 40-ti nga 40 veta gjithsej dhe aty u pranuan 12, më erdhi plasja që nuk dola i 39, por ata që u pranuan s’mund të them sa te aftë ishin, se saqë u pranuan ishin me te aftë se mua. Nuk ma dhanë të drejtën e studimit dhe jam futur në shkollë 3 vjet më pas”- ka thëm Romeo ndërkohë që k ndërhyrë Donaldi në bisedë dhe ka treguar se studentët që ishin pranuar më pas kanë dhënë audicion para Romeos për ti futur ai në punë.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background