Rita Ora më në fund me një album të dytë!

August 24, 2018

Viti 2018 ka qenë intensiv për Rita Orën.

Deri tani ajo ka fituar një tufë me çmime, dhe ka publikuar disa super hite.

Pasi ka fituar çmimin “Best Dance” për bashkëpunimin e saj me Avicii në “Lonely Together”, duke qenë dhe shqiptarja e parë fituese e një çmimi VMA, Rita Ora vjen me një surprizë të re.

U bë kohë që Ora nuk sjellë në treg një album të ri, dhe këto vonesa kanë ardhur si shkak të problemeve me ish te dashurin dhe producentin e albumit të dytë, Calvin Harris, e më pas më shtepinë diskografike Roc Nation. Ka që në 2016 që punon me Atlantic Records për këtë album dhe të gjithë prisnin që finalizimi të ishte i shpejtë, por ai është shtyrë disa herë.

Çudi e madhe se këngët që ka publikuar kohët e fundit kanë bërë bujë, dhe i kanë sjellë shumë fitime.

Më në fund duket se lajmet jane premtuese për Ritën, e cila këtë javë në një intervistë për DIRECTV ka paralajmëruar se albumi i saj i dytë do të publikohet në Nëntor të këtij viti. Flitet që hitet e saj më të fundit si “Anywhere”, “Your Song”, “Girls”, “For You” dhe “Lonely Together” të bëjnë pjesë në album, por duke gjykuar nga fjalët e këngëtares ka shumë mundësi që albumi te ketë një drejtim tjetër.

E pyetur se çfarë mund të presin fansat nga ky album ajo ka thënë “Lot, gjak, seks dhe rock” …

Moj Rita, aman mos moj shoqe! Po ç’ke nërmend të bësh këtë herë!?

Rezultate imazhesh për rita ora second album release date

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background