Rita Ora “kapet mat” gjatë performancës në Macy’s Thanksgiving Parade

November 23, 2018

Rita Ora mori komente negative pas dështimit të saj në paradën e përvitshme të Macy’s për ditën e Falenderimeve. Kur shfaqja nisi, një problem teknik bëri që Rita të fillontë këngën me vonesë, dhe të kuptohej që ajo ishte duke performuar me “playback”.

Siç mund ta shihni dhe në videon e mëposhtme, Rita po qëndronte në skenën lëvizëse, dhe mundohej të jepte një performancë të mirë, por muzika nuk përputhej me lëvizjen e buzëve të saj.

Normalisht që përdoruesit e mediave online e gjykuan menjëherë, porn ë një deklaratë Macy’s fajësoi problem teknologjike dhe u kërkoi falje ndjekësve të paradës, duke thënë se problemet nuk ishin në dorën e artistes.

John Legend, i cili gjithashtu ka performuar në shfaqjen anuale, i doli në mbrojtje Ritës, duke shpjeguar pse playback-u është i nevojshëm për shfaqje të mëdha… dhe të dy thanë se i kanë shfaqjet 100% live.

Ai shkruajti ne Twitter:

“Një fakt interesant. Të gjithëve na duhet të këndojmë me playback, pasi skenat lëvizëse nuk kanë kapacitet për të përballuar mjetet e nevojshme që duhen për një performancë live.”

Ai madje theksoi faktin se këto ndodhin te skenat lëvizëse, por në skenat e mëdha të koncerteve të tyre, gjithçka është live.

 

Hitting back: She was defended by John Legend on social media and responding to her tweet, Rita hit back at her critics, insisting she always sings live at her own shows


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background