Rita Ora jep sinjalin jeshil; Së shpejti një bashkëpunim mes artisteve shqiptare!

March 13, 2019

Rita Ora ka folur për herë të parë mbi bashkëpunimin mes vajzave shqiptare që po sundojnë industrinë e muzikës ndërkombëtare. Në një intervistë për radion filipinase “MYX” ajo tha:

“Nuk kemi filluar ende me bashkëpunimin, por mendoj se do të ishte super fantastike  sepse jemi të gjitha shqiptare dhe do të ishte një moment magjik për Shqipërinë”

Për t’ju rifreskuar memorien, pak muaj më parë ishte këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha e cila i bëri ftesë këngëtareve të tjera shqiptare të njohura në botë për një bashkëpunim mes tyre. Ajo në një status bëri tag Rita Orën, Dua Lipa-n, dhe Ava Max. Ishte Dua ajo që komentoi “Hajde shqipeee” dhe i gjithë rrjeti foli për këtë bashkëpunim i cili pritet me padurim nga shqiptarët.

Mesa duket tashmë të gjitha janë shumë dakord, dhe po presim që ato të bëhen bashkë dhe ta realizojnë projektin në fjalë i cili do të bënte një bujë të madhe.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background