Rikthehet në Shqipëri; Ja si e mirëpresin Jonida Maliqin…

May 22, 2019

Rrugëtimi i saj artistik në skenën magjike të “Eurosong 2019” bëri të gjithë shqiptarët të ndihen krenar. “Ktheju tokës” ishte hiti që Jonida Maliqi interpretoi mjeshtëfuqishëm në festivalin ku u ngjitën shumë shtete evropiane pjesëmarrëse në të e ku këngëtarja la gjurmët e saj të suksesit duke shkuar deri në finale.

Kënga u duartrokit gjatë, u mirëprit në masë nga publiku dhe rezultati ishte ai që e çoi Shqipërinë në natën finale. Por festivali europian i muzikës ka përfunduar dhe këngëtares shqiptare iu desh të kthehej në shtëpi.

Jonida është surprizuar më shumë kur është përballur me surprizën e papritur brenda në shtëpinë e saj. Një buqetë e madhe me lule, tollumbaca dhe një dekor fantastik që e ka mahnitur këngëtaren. “Kur të presin me dashuri në shtëpi”, shkruan Jonida në videon dhe fotot e postuara në Instastory.

Jonida Maliqi u rendit e 18-ta në 26-të vendet konkurruese, teksa u vlerësua në masë për vokalin fantastik dhe performancën e jashtëzakonshme.

foto galeri

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background