Rikthehet Johnny Depp në Fantastic Beasts 3!

October 12, 2018

Më në fund konfirmohet pjesëmarrja e Johnny Depp në serinë e tretë të Fantastic Beasts. Prodhimi i filmit pritet të filloj në mes të vitit të ardhshëm.

Në një intervistë për Collider, ditën e martën, aktori shprehu se e dashuronte rolin e tij dhe mezi po pret që të fillojë xhirime për filmin e tretë.

“Mundësitë në atë botë janë të hapura, kështu që mund të provoni me të vërtetë çdo gjë. Dhe mezi po pres xhirimet e rradhës.”
Pjesëmarrja e Depp në rolin e Gellert Grindelwald u minua pas akuzave për dhunë në familje nga ish-bashkëshortja Amber Heard.
Mesa duket regjisori David Yates e ka bërë zemrën gur dhe ka vendosur që ti rijapë rolin aktorit.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background