Rikthehet grupi i rock-ut, “Genesis”, paralajmëron turneun muzikor
March 5, 2020
Grupi britanik i Rokut, Genesis, ka konfirmuar se po rimblidhet për një tur në 2020, i pari pas 13 vitesh . Phil Collins, Tony Banks dhe Mike Rutherford e bënë njoftimin në një nga emisionet e BBC, mëngjesin e të mërkurës. ata thanë se do të performojnë një seri koncertesh në Britaninë e Madhe, më vonë gjatë këtij viti. Një nga anëtarët themelues të grupit, që u largua prej tij në 1975, Peter Gabriel, nuk do të jetë pjesë e këtij rikthimi.
I krijuar në Angli, në 1967, Genesis, ka korrur sukses me disa hite të tij, mes të cilëve ‘Invisible Touch’, ‘I can’t dance’ dhe “Throëing It All Aëay.”