Rihanna vlen plot 600 milionë dollarë, por si i shpenzon paratë këngëtarja?

Written by on November 13, 2019

Fitimet nga muzika dhe nga biznesi, kanë shtuar shumë zero në llogarinë e Rihannas dhe sipas Bussines Insider, këngëtarja vlen plot 600 milionë dollarë. Por si i shpenzon ajo këto para?

Për ata që nuk e dinë, Riri është një filantrope dhe një pjesë të mirë të pasurisë e shpenzon për bamirësi, por nuk mungojnë as shpenzimet ekstravagante. 31 vjeçarja shpenzon shumë edhe në daljet argëtuese me miqtë e saj. Ata tregojnë se një mbrëmje ajo dhe miku i saj Drake, kishin shpenzuar plot 97.000 dollarë deri në orët e para të mëngjesit në një klub.

Përveç argëtimit në klubet e natës, këngëtarja Rihanna  harxhon 38,000 dollarë në javë në regjimin e saj të bukurisë që përfshin gjithçka, nga manikyr-pedikyr, deri tek trajtimet dermatologjike.

Ajo ka gjithashtu një kuzhinier privat i cili është përgjegjës për kurimin e ushqimeve të shëndetshme për të.

Nga ana tjetër këngëtares i pëlqejnë edhe pushimet luksoze, veçanërisht udhëtimet me jaht ku shpenzon shuma të mëdha për t’u argëtuar me miqtë e saj.


Current track

Title

Artist

Background