Rihanna së shpejti në ekranin e madh; publikohet data e filmit më të fundit…

April 12, 2019

Donald Glover, i njohur ndryshe si Childish Gambino, shpërndau të mërkurën në Twitter trailerin e parë të të filmit, ku shfaqet Rihanna dhe Glover në plazhet ekzotike të Havanës.

Filmi titullohet “Guava Island”, i llojit musical, dhe rikthen në skenë Rihanna pas shumë vitesh mungesë.



Në film tregohet udhëtimi i  karakterit të Glover, i cili dëshiron të organizojë një festival muzikor për njerëzit e zonës. I veshur me një këmishë me lule, me një kitarë të varur nga shpina e tij, ai shikon disa fëmijë në rrugë dhe me sa duket i kërkon atyre që të mbajnë diçka sekrete.

Në një postim tjetër në Twitter, 35-vjeçari jep datën dhe orën kur filmi do të jetë në dispozicion për transmetim.

“Guava Island “, të shtunën, falas pas performancës sime.”-shkruan ai në mbishkrimin që shoqëron postimin në Twitter.

Rihanna do të shfaqet si interesi i dashurisë së Glover në film që duket se është qëlluar në fshehtësi në ishullin e Havanë.

“Guava Island” do të shfaqet për herë të parë në edicionin e këtij viti të  Festivalit të Muzikës dhe Arteve në Luginën e Coachella, të shtunën, më 13 Prill menjëherë pas performancës së Glover.

Më pas do të jetë në dispozicion për transmetim në Amazon PrimeVideo.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background