Rihanna publikon këngë të re pas 3 vitesh, zhgënjehen fansat
March 30, 2020
Fansave të Rihannës iu desh të prisnin 3 vjet për të dëgjuar muzikë të re nga ylli i pop-it. Këngëtarja në bashkëpunim me reperin PartyNextDoor kanë sjellë këngën “Believe it” e cila është pjesë e albumit të saj të ri PARTYMOBILE.

Në këngën e cila nuk është e publikuar me videoklip, por vetëm në versionin audio, Rihanna këndon shumë pak dhe ky fakt i ka zhgënjyer së tepërmi fansat.
Rihanna bashkëpunoi më parë me PartyNextDoor në hitin e saj “Work”, në të cilën ai ishte bashkë-autor i këngës.