Reperi Lil Pump kafshohet nga gjarpri gjatë xhirimit të videoklipit : ‘Shpresoj të mos vdes’

November 12, 2019

Lil Pump e ka publikuar një video nga momenti kur është kafshuar nga një gjarpër derisa po e xhironte një vidoeklip të ri.Reperi e ka publikuar xhirimin në Instagram, duke e treguar edhe dorën e përgjakur pasi ishte kafshuar.

19-vjeçari shihet teksa e mban një gjarpër në dorë si pjesë e xhirimeve, por në momentin që e kafshon e largon atë me shpejtësi.

“Sapo u kafshova nga një gjarpër… Nuk bëhet shaka me gjarpinj… Shpresoj të mos vdes”, ka shkruar Lil Pump në Instagram.

Në video shihet se vetëm disa sekonda më pas, gjarpri ka tentuar ta kafshojë edhe një pjesëtar tjetër të ekipit të reperit.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background