Reagon Jennifer Lopez pas skandalit të tradhëtisë së Alex Rodriguez…

March 13, 2019

JLo dhe A-Rod u fejuan gjatë pushimeve në Bahamas dhe sytë e të gjithëve ishin tek unaza që ish-sportisti i dha këngëtares, që sipas ekspertëve ishte një prerje smeraldi 10 karatëshe, me vlerë afërsisht 1 milionë dollarë (por mund të jetë dhe 20 karatëshe që do ta bënte vlerën 4 milionë dollarë). Ndërkohë pak orë pas fejesës, ish-shoku i skuadrës së A-Rod, Jose Canseco e akuzoi atë se e tradhëton Jennifer Lopez prej kohësh.

E megjithatë, pavarësisht se akuzat e Canseco-s janë duke u komentuar nga të gjithë dhe thashethemet u përhapen me shpejtësinë e erës, JLo ka zgjedhur mos ti kushtojë rëndësi. Një burim për “US Weekly” tregoi se si ylli i pop-it e ka pritur këtë lajm, që ende nuk i dihet vërtetësia, dhe mesa duket nuk e ka shqetësuar aspak.

“Ajo i ka dëgjuar thashethemet për tradhëtinë edhe në të shkuarën dhe nuk i ka lënë kurrë që të bëhen shkak për ndarje”- u shpreh personi i afërt me Lopez-“Jennifer ka zgjedhur ti besojë Alex dhe dashurisë së tij. Ata janë të pandarë dhe qëndrojnë se bashku gjatë gjithë kohës. Jose Caseco mund të flasë sa të dojë por ajo nuk do ta dëgjojë.”


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background