Pse të gjithë po shohin dhe po qajnë me filmin turk “Mrekulli në qelinë e 7”?

April 3, 2020

“Yedinci Kogustaki Mucize” ose në shqip “Mrekullia në qelinë e 7”, është një prodhim turk për të cilin po flasin të gjithë kohët e fundit. Suksesi nuk ka ardhur më kot, pasi ky film tregon një histori shumë prekëse të një babai të sëmurë me vajzën e tij. Ky film është renditur ndër më të shikuarit këto ditë vetëizolimi dhe është ndjekur jo vetëm në Turqi, por në shumë shtete të botës duke qenë se është pjesë e Netflix.

Por çfarë fshihet pas këtij filmi? A është histori e vërtetë? Filmi nuk është bazuar në një histori të vërtetë, por në versionin origjinal Korean që mban të njëjtin titull. Në role kryesore luajnë aktori shumë i njohur për publikun Aras Bulut Iynemli i cili luan rolin e Memos, një person me çrregullime mendore dhe aktorja Nisa Sofiya Aksongu e cila luan rolin e Ova-s, vajza e Memos. Ova dhe Memo bëjnë një jetë normale pavarësisht çrregullimit të Memos. Një aksident ndryshon jetën e tyre. Një vajzë e vogël godet kokën në një shkëmb dhe vdes. Pranë saj gjendet Memo dhe faji i mbetet atij. Memo futet në burg ndërsa vajza e tij e vogël përpiqet të gjejë dëshmitarë për ta liruar të atin nga burgu. Memo fillimisht keqtrajtohet në burg por kur të burgosurit kuptojnë se ai ka çrregullime mendore vendosin ta ndihmojnë. Ata bëjnë një plan që Memo të dalë nga burgu dhe të ribashkohet me vajzën e tij. Filmin mund ta ndiqni edhe me titra shqip duke kërkuar “Mrekullia në qelinë e 7”.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background