Për Kylie Jenner e gjithë jeta paska qënë një gënjeshtër…

September 19, 2018

Kylie Jenner nuk është një 21 vjeçare normale, ajo është një 21 vjeçare “cool” që nuk han cornflakes! Ose të paktën ishte…

Kylie na ka zbuluar ca anë të personalitetit që na bëjnë të dyshojmë për nivelin e saj të inteligjencës. S’dinte e shkreta si haheshin cornflakes, dhe dje për herë të parë i ka bashkuar me qumështin dhe i ka ngrënë ashtu.

Në një postim të fundit në Twitter ajo ka informuar miliona ndjekësit e saj, se mbrëmjen e kaluar kishte provuar t’i hante të bashkuara për darkë, dhe i paskan ndryshuar jetën!

Themi për herë të parë, se si duket Kylie i hante cornflakes veç dhe pinte qumështin veç me parë.

Edhe pse më parë ajo kishte deklaruar se 2016-a ishte viti në të cilin kishte kuptuar shumë gjëra, mesa duket 2018-a i ka rezervuar surpriza të tjera.

Po si mi Kylie, tu desh të shkoje 21 vjeç që ta merrje vesh si hahen cornflakes? Apo nga ta dish ti e shkreta, se mos i pergatit vetë.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background