Për herë të parë në rrugë me djalin; kritikohet Meghan Markle…

July 13, 2019

Meghan Markle është një nënë e re dhe si e tillë po mësohet me këtë status të ri. Mirëpo, teksa Meghan praktikohet me mëmësinë, njerëzit kanë edhe kritika për të.

Gjatë ndeshjes së princit Harry në lojën “Polo”, Meghan së bashku me të birin, Archie ishin të pranishëm për të mbështetur Harry-n. Kjo ishte dalja e parë publike e Meghan-it vetëm me djalin. Në këtë event Meghan e mbajti gjatë gjithë kohës në krah të birin dhe menjëherë filluan kritikat për të në rrjet.

Ndjekësit në rrjetet sociale, sidomos nënat e kritikonin Meghan për mënyrën se si e mbante djalin. “Duket sikur do t’i bjerë nga dora nga momenti në moment”,-shkruan një komentues. Ka edhe nga ata që e kritikojnë pse nuk i ka vënë kapele djalit për ta mbrojtur nga dielli.
Nga ana tjetër kishte edhe nga ata që e mbështesnin Meghan duke shkruar se ajo është nënë e re dhe po mësohet.

foto galeri

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background