Pëllumb Pipero krahas dy moderatorëve në emisionin e ri veror!

June 24, 2020

Yldon Media Group dhe Rtv Ora surprizojnë shikuesit këtë verë. Vjen me programin më të ri “Ora Verore” për ti qëndruar sa më pranë shikuesve, pse jo dhe atyre që do të jenë buzë detit.  

Ky format televiziv, i cili është ideuar dhe konceptuar nga gazetari Ronaldo Sharka, synon të përcjellë për më tepër se 30 ditë, gjithçka ndodh në Jug.

Emisioni do të ketë plot risi dhe surpriza të cilat do të zbulohen ditë pas dite.

Ronaldo Sharkën e njihni për natyrën e tij spontane, por dhe eksperiencën që ka bërë tashmë në media si në atë online, radio dhe television. Ndërsa në krah do të ketë gazetaren Albana Çaushaj me një eksperiencë të gjatë në disa prej  programeve më të ndjekura në vend si dhe me aftësi menaxheriale në produksione të suksesshme popullore dhe prime time.

Për më tepër ndiqni videon:


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background