Pas video virale të Beyonce, reagon Nicole Curran: “Më kanë kërcënuar me jetë…”

June 7, 2019

Nicole Curran ishte e panjohur, deri ditën e djeshme kur u kthye në një personazh të urryer nga fansat e Beyonce, pasi u fut mes saj dhe reperit Jay Z.

Pasi videoja e reagimit ekspresiv të Beyonce u bë virale në internet, gruaja e konsideruara si “e padëshiruara”, e cila është edhe bashkëshortja e pronarit të një prej skuadrave që luante në ndeshje, e ka gjetur veten në qendër të vëmendjes

Së fundmi, Nicole ka thyer heshtjen në intervistë për gazetaren e “ESPN”, Ramona Shelbourne, duke thënë se një vëmendje e tillë në media i ka sjellë asaj “kërcënime me vdekje”.
“Ajo ishte në lot, tha se po merrte kërcënime me vdekje në mediat sociale, madje e ka çaktivizuar llogarinë e saj të Instagramit vetëm për ta ndaluar kërcënime të tiila”-, shkruan gazetarja në Twitter.
Ajo raportoi se Nicole e ka pyetur çiftin nëse donin pije. Ajo thjesht është përkulur mbi Beyonce për të dëgjuar Jay Z pasi nuk dëgjohej nga zhurma e “Oracle Arena”.
“Nuk kishte armiqësi. Unë po përpiqesha të isha një zonjë e sjellshme dhe mikpritëse”-është shprehur ajo, raporton gazetarja.
“Unë kurrë nuk kam përjetuar ngacmime kibernetike si ky rast. Nuk mund të besoj se lojtarët tanë kalojnë nëpër këtë situatë. Se fëmijët kalojnë nëpër këtë.”-ka thënë në fund Nicole.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background