Pas Michael Jackson, akuzohet për pedofili Elvis Presley!

May 16, 2019

Pas Michael Jackson, akuza për pedofili i janë drejtuar edhe Elvis Presley-t.
Kështu, në librin e ri të autorit James Williamson rrëfehet se si legjenda e muzikës “Rock and Roll” abuzonte me vajza të mitura të cilat i merrte me vete edhe gjatë turneve që zhvillonte.

Historiani shprehet në libër që Presley i përkëdhelte dhe puthte vajzat që në të shumtën e rasteve ishin më të vogla se 14 vjeç.
Në libër, ai gjithashtu kujton një rast kur mbreti i Rock and Roll-it fjeti me një adoleshente dhe e kapi paniku pasi iu ça prezervativi. Sipas shkrimtarit, ai më pas kërkoi ndihmën e shokëve të tij dhe stafit para se të dërgonte vajzën në spital.

Kujtojmë që edhe gruaja e Elvis ishte minorene kur ata u njohën edhe këtë fakt e ka treguar vetë ajo në një librin e saj “Jeta me Elvisin”.
Por sipas saj ata nuk e kanë konsumuar raportin e tyre deri sa ajo (Priscilla) u bë madhore.

Sipas saj ky vendim ishte i Presley-t i cili i kishte kërkuar që deri kur ajo të mbushte moshën do flinin në dhoma të ndara.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background