Pas klipit me Butrint Imerin, Kiara Tito zbulon projektin e rradhës…

June 10, 2019

Këngëtari Butrint Imeri, ka publikuar dje  këngën e tij më të re, me titull “Hajt Hajt”, që mesa duket do të jetë pjesë e hiteve verore, në tregun muzikor shqiptar.

Kjo  këngë mezi pritej nga fansat e tij pasi  pjesë e video klipit është bërë edhe moderatorja Kiara Tito. Kiara Tito dhe Butrint Imeri janë dy personazhe që po përflitet prej kohësh për një romancë mes tyre.

E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” nga Aulona musta dhe Fatma Haxhialiu, Kiara ka treguar se edhe pse doli për shumë pak në klipin e Butrintit, ishte një ekperiencë e këndshme për të. Ndonjëherë mund të dalësh pak në një projekt por të marrësh gjithë vëmendjen, siç ndodhi me moderatoren e “Doktor Plastik”.

Por a e ka menduar ndonjëherë Kiara që të përfshihet vetë në muzikë? Duhet pranuar se aktualisht është trend i momentit që moderatoret të përfshihen edhe në fushën e muzikës.

“Po pse jo, jam vajza e surprizave. E kam menduar por ndoshta e sjell një këngë pse jo.”- është shprehur Kiara.

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background