Pas karantinës, Olsi Bylyku mund t’i japë fund beqarisë!

April 11, 2020

Olsi Bylyku ka qenë këtë të shtunë në Pop Culture. Në një lidhje me skype me autoren dhe moderatoren Dojna Mema, ai ka rrëfyer se këtë periudhë karantinimi ka vendosur të bashkëjetojë me të dashurën e tij Eglin.

“Ne po bashkëjetojmë duke qenë se unë jam ende në punë, dhe për të mos rrezikuar familjarët kemi vendosur të bashkëjetojmë këtë periudhë. Ka ndodhur diccka shumë interesante, ne nuk jemi zënë asnjëherë, madje lidhja jonë është fuqizuar”- ka treguar Olsi. Më pas Dojna e ka ngacmuar sërish duke e pyetur nëse do të kemi ndonjë dasmë pasi të dalin nga karantinimi.
“Nuk është se kemi vendosur një datë fikse por shpresojmë që kur të dalim nga karantinimi mos jemi gropë nga lekët dhe pastaj vijnë të tjerat”- ka përfunduar ai duke nënkuptuar që edhe mund të kemi një dasmë në showbiz.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background