Pas disa muajsh pauze, Selena Gomez rikthehet në publik!

November 29, 2018

Rikthehet më në fund Selena Gomez për sytë dhe veshët tanë. Dje u përhap me shpejtësi lajmi se Selena Gomez u rikthyer në rrjetet sociale, dhe postimi i parë pas kaq shumë muajsh është një video ku reklamonte firmen “Puma”.

Ndërkohë sot është publikuar intervista e parë  saj pas problemeve me shëndetin. Artikulli është siguruar nga revista prestigjoze “Elle”, ku përveç shëndetit dhe pasigurive që ka në jetë, Selena ka ndarë me ne dhe informacione mbi koleksionin e saj sportiv.

“Qëllimi im është të fuqizoj femrat. Gjithashtu kam dëshirë të bëj sa më shumë filma dhe muzikë. Kjo nuk do të bëhej e mundur nëqoftëse nuk do të kisha mbështetjen e të gjithëve.  Mund të ngjaj si një shprehje shumë e zakonshme por kam dashur gjithmonë të jap një shembull të mirë. Po mundohem të bëj më të mirën dhe të njëjtën gjë mund të besh dhe ti. Mos harroni; nuk jeni vetëm.” – tha Selena.

Gjithashtu në intervistë Selena foli dhe për shoqërinë e saj të ngushtë, të cilët i kanë qëndruar afër, i kanë shpëtuar jetën dhe nuk e di si do ja kishte dalë pa të.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background