Pas dasmës në Maldive, do ketë dasëm në Tiranë? Ja si shprehet Alban Skënderaj…

May 27, 2019

Në një moment kur askush nuk e priste, e madje as që u shkonte ndërmend, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani lajmëruan se ishin martuar dhe pas 12 vitesh të dashuruar e tashmë me statusin e  prindit, i ishin betuar njëri-tjetrit në altar.

Albani dhe Miriami u martuan në 7 maj të këtij viti, në Maldive pa i thënë askujt dhe me prezencën e vajzës së tyre Ameli.

Menjëherë pas postimit të fotografive dhe të dedikimit plot dashuri vërshuan urimet nga miqtë dhe fansat.

Renis Gjoka pasi i uron çiftit martesën, pyet se kur do të kenë mundësi që të festojnë.

“Urime! Kur do e djegim?” – pyet Renisi.

“Shumë shpejt”,- është përgjigjur Albani duke na lënë të kuptojmë se mesa duket do të ketë një dasmë të dytë.

Për të gjithë miqtë dhe të afërmit që nuk ishin prezent në momentin e celebrimit duket se do të ketë një festë të madhe edhe pse data ende nuk është bërë publike.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background