Papa Francesku: Zoti bekoftë popullin shqiptar që e dua kaq shumë

November 27, 2019

Papa Francesku është sensibilizuar me qytetarët e prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë. Në një telegram drejtuar Presidentit Ilir Meta, Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinal Pietro Parolin thotë se Ati i Shenjtë po lutet për shpirtrat e atyre që vdiqën në katastrofë.

Gjatë përshëndetjes nga sheshi Shën Pjetri në Vatikan, Papa ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave që humbën jetën nga tërmeti katastrofik.

”Dua të përshëndes dhe të shpreh afërsinë time me popullin e dashur shqiptar, i cili ka vuajtur shumë këto ditë. Shqipëria ka qenë vendi i parë në Evropë që kam dashur të vizitoj. Unë jam pranë të prekurve, lutem për viktimat, për të plagosurit dhe për familjet. Zoti e bekoftë këtë popull të cilin e dua shumë”, është shprehur Papa Francesku gjatë lutjes së mëngjesit.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background